Junik Group

Rehabilitimi i Ujësjellësit Lezhë

Projekti i Ujësjellësit të Lezhës është një nga veprat më komplekse të ndërtuara nga kompania “Junik Group”.I realizuar gjatë periudhës Shkurt 2015-Prill 2017, projekti konsiston në rinovimin tërësor të rrjetit në qytet dhe periferinë e tij, duke furnizuar me ujë afro 50.000 banorë.

Punimet e linjave të furnizimit përfshijne 217 km linjë tubacione ujësjellësi prej gize dhe HDPE- je, si dhe montimin e matëseve të rinj për 6600 familje. Gjatë punimeve u ndërtuan: 2 puse të rinj, 7 stacione pompimi të reja, 3 rezervuare të rinj me kapacitete 2*3000m3 dhe 1*500m3, ndërsa u rehabilituan 3 puse dhe 2 rezervuare ekzistuës. 

U instaluan 2 impiante të klorinimit të ujit dhe u bë furnizimi me pajisje dhe makineritë e nevojshme për operimin dhe mirëmbajtjen  gjatë fazës së shfrytëzimit të tij.Gjatë zbatimit të projektit u ndërtua sistemi më i avancuar i kontrollit pranë godinës së Ujësjellës Kanalizime Lezhë. 

Projekti dhe supervizimi u realizua nga studio austriake “Setec Engineering”. Tubacionet dhe rakorderitë e këtij ujësjellësi janë të standarteve më të larta bashkëkohore dhe importuar nga kompanitë më me emër të fushës në Evropë, si Tiroler Rohre-Austri, Egeplast-Gjermani, Aliaxis-Austri, AVK-Danimark, DAB-Itali, Grundfos-Danimark.