Junik Group

Rehabilitimi i Rrjetit të Furnizimit me Ujë në Gjirokastër

Puna në këtë projekt përbën një përvojë shumë të rëndësishme për zhvillimin e kompanisë, pasi u realizua në qytetin e Gjirokastrës, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Projekti konsistoi në rehabilitimin e plotë të rrjetit të furnizimit me ujë të qytetit, përmes zevëndësimit tërësor të rrjetit ekzistues me një sistem të ri,të projektuar sipas standarteve të larta dhe duke përdorur materiale cilësore dhe teknika të avancuara instalimi. 

Rehabilitimi përfshiu të gjitha strukturat dhe pajisjet e nevojshme për një produkt përfundimtar që ofron një shërbim shumë më të mirë, përfshin më shumë konsumatorë të rinj dhe redukton humbjet.Përmasa e projektit përfshiu:

32.2 km tuba dhe aksesorë të rrjetit shpërndarës (OD63-OD315), vendosjen e 30 matësëve të mëdhenj të rrjedhës në rrjetin shpërndarës(hyrje DMA dhe rrjedhje ndërzonale), matjen e prodhimit të ujit në burime dhe pause, pikat shperndarese te linjave kryesore dhe hyrjet ne rezervuare (për kontrollin e humbjeve në rrjetin kryesor), sistemin SCADA, stacione të reja pompimi dhe dhoma shpërndarjeje, rezervuare të rinj uji.