Rehabilitimi dhe Modernizimi i Sistemit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Mehedinti, Rumani
Junik Group realizoi rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në qarkun Mehedinti, në Rumani.Punimet u zhvilluan në bashkitë Cujmir, Obarsia de Camp dhe Branistea, duke perfshirë fshatrat Cujmir, Cujmiru Mic, Aurora, Obarsia de Camp,Izimsa,Branistea dhe Goanta.Punimet kryesore përfshinë:
Ndërtimi i sistemeve të furnizimit me ujë – 95.86 km
Ndërtimi i sistemeve të kanalizimeve – 89.72 km
Ndërtimi i sistemeve të pompimit të rrjetit të kanalizimeve – 8.5 km
Ndërtimi i rezervuareve të ujit në Izimsa me kapacitet 1500m3 dhe ne Goanta me kapacitet 100 m3
Ndërtimi i 16 stacioneve të pompimit të ujrave të ndotura urbane.
Ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujrave të ndotura, i cili është projektuar për trajtim të avancuar mekanik dhe biologjik,përfshirë trajtimin e llumit, me qëllim reduktimin e materieve organike, të lëndëve ushqyese si azoti dhe fosfori, të niveleve të BOD5 dhe TSS, dhe dehidratimin e llumit deri në 25%.

