Junik Group

Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri”

rforcim dhe Konstruksion, Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri”, Lezhë

Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë është një qendër e rëndësishme e veprimtarive të shumta kulturore dhe artistike që zhvillohen dhe gjallerojne jetën e komunitetit të qytetit.I pozicionuar në një nga zonat historike të saj, objekti publik ka një rëndësi të vecantë arkitekturore gjithashtu, në sajë të trashëgimisë që mbart. 

Punimet konsistuan në përforcimin e strukturës, pas studimit të hollësishëm të objektit, sa i përket qëndrueshmërisë së saj, të prekur nga tërmeti i nëntorit 2019. 

Punimet e rikonstruksionit të objektit sollën rehabilitimin e plotë të tij, sa i përket të githa ambjenteve të brendshme, duke përfshire këtu edhe sallen e koncerteve, me materialet me moderne të përshtatshme për akustikën e kërkuar, si dhe instalimet e fundit audio-vizive.U realizua unifikimi i fasadave duke eleminuar të gjitha problematikat e lagështirës , dëmtimeve dhe amortizimeve të viteve të fundit, duke rikthyer në identitet elemente karakteristike të rifinitures së fasadës, adaptuar me një frymë të re arkitektonike.