Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqipëtare
Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqipëtare, si dhe Drejtoria e Postës Tiranë është një rikonstruksion i realizuar në qendër të Tiranës.
Godina iu nënshtrua një rikonstruksioni të thelluar, I cili përfshin përforcimin e soletave ekzistuëse me konstruksion metalik, duke përdorur aditive specifikë përforcues.
Ndërthurja e dy objekteve në një të vetëm, u realizua nga ndërtimi I dy kateve me kolona betonarme të vendosura brënda perimetrit të drejtorisë së Postës Tiranë dhe ndërtimit të një kati shtesë me konstruksion metalik mbi objektin ekzistues të Drejtorisë së Përgjithshme.
Veshja e fasadës me ventilim është realizuar me kombinimin e sistemit kapote, me pllaka qeramike, si dhe me vetrata xhami strukturale të një cilësie të lartë.
Ndërtimi I sistemeve elektrike e mekanike është vecanerisht bashkëkohor, I pershtatur edhe me rrjetin informatik të Drejtorisë së Postës.

