Zgjerimi i Terminalit te Pasagjerëve në Portin Detar Vlorë Sh.A
Godina e Terminalit të Vlorës, është e pozicionuar në brendësi të portit të Vlorës, porti i dytë më i madh në Shqipëri, pas atij te Durrësit.
Fasada e terminalit është trajtuar në harmoni me kombinimin e tre materialeve: xham, korten, beton, te cilet janë materialet mbizotëruëse. Vetratat e xhamit janë përdorur në fasadën kryesore, brënda së cilës ndodhen ambjentet e hollit, sallës së mbërritjes dhe sallës së nisjes. Materiali i betonit mbizotëron në fasadat tjera të godinës, duke i dhënë me shumë frymë moderne ambjeteve të shërbimeve.
Dekoracioni i përdorur në fasadë, është realizuar me forma organike, si ai i harkut, me elemente vertikale, të gjitha të veshura me materialin e kortenit, një aliazh i vecantë, i njohur për veshjen e fasadave, por shumë pak i përdorur në ndërtimet në Shqipëri.



