Junik Group

Sistemi i Ngrohjes, Spitali Korcë

Njesitë e burimeve tona njerëzore janë të specializuara në fusha të ndryshme, ku ndër to përfshihen edhe instalimi i sistemit të kaldajave. 

Ky objekt konsiston në ndërtimin e salles se kaldajave dhe të nyjës së prodhimit të ujit sanitar që do të shërbeje për ngrohjen e të gjitha njesive të kompleksit spitalor.U ndërtua salla e kaldajave dhe u instaluan 3 të tilla me fuqi ngrohëse në total 2’500’000 kkal/orë. 

U krye ndërtimi i galerisë (tunelit) që lidh sallën e kaldajes me kompleksin spitalor me gjatësi 250 ml, si dhe të gjitha punimet e tjera plotësuese, si ndërtimi i depozitës së naftës 50 ton, ndërtim oxhaku dhe shtrirja e tubacioneve të celikut.