Junik Group

Biblioteka “Thimi Mitko”

Biblioteka “Thimi Mitko” e vendosur në qendër të qytetit të Korcës u ndertua si një objekt me arkitekture moderne dhe me stil tepër dinamik.

Ndërthurur harmonikisht me sitin ekzistues, objekti u realizua me teknologjinë më të fundit të ndërtimit , duke sjellë risi në këtë sektor.

Përdorimi I ngjyrave të tokës dhe materialeve të pastra, ofrojnë një volum të pastër morfologjik, me një fasadë të trajtuar me suva të thjeshtë, të lyer me bojë ekologjike. Momenti I hyrjës në godinë është trajtuar me veshje prej guri të zi, karakteristik nga mali I Moravës, ndërsa fasada nga drejtimi perëndimor trajtohet me një vetratë strukturale  me xham termik , pasuar më tej nga një perde e jashtme grilash druri.

Objekti zotëron komfort termik të përdorur, ndërkohë që ekzistojnë edhe muratura e ndërtuar me hapsirë ajri në mes. Komfortin termik të përshtatshëm për funksionin e objektit e siguron dhe veshja e fasadës me materiale termoizoluëse.