Junik Group

Qendra Polifunksionale e Shërbimeve

Qendra polifunksionale e shërbimeve, Bashkia Korcë, është një rikonstruksion i ish godinës së pallatit të kulturës , ku punimet janë realizuar nga shoqëria jonë dhe projektimi është realizuar nga akritekti gjerman Peter Wilson i studios BOLLES+WILSON.

Rikonstruksioni i brendshëm konsistoi në ruajtjen e struktures konstruktive me mur mbajtës të objektit, duke kryer vetëm shembje të disa mureve më fukson jo mbajtës dhe krijimin e disa ndarjeve të reja, të brendshme.Për herë të parë në Shqipëri, për këtë objekt, u kërkua relizimi I hijëzuesëve me komandim automatik, si element estetik I arkitekturës së godinës civile, të përbërë nga grila të papalosshme, por të pajisura me mekanizëm rreshqitës.

Njësia jonë e prodhimit të plastikës dhe duraleve u angazhua maksimalisht në prodhimin dhe monitorimin e tyre, duke realizuar me sukses një punë mjaft moderne.

Një detaj tjetër i vecantë arkitektonik i realizuar në ambjentet e mbrendshme të godinës, është ndërtimi i një muri në formë instalacioni artistik, ku brënda tij janë trupëzuar me qindra shishe vere.Shishet janë murosur përmes lidhjes me llac të markës së lartë, i perzier me cimento të bardhë, duke i dhënë një pamje shume tërheqëse hollit të pritjes dhe sallës së Këshillit Bashkiak.

Fasada ballore e katit përdhe, është realizuar me ndërthurjen e kolonave konstruktive ekzistuese  dhe vetratave të xhamit struktural, të vendosura rreth 2 metër me në brendësi të objektit.